| Kofsha-Gjuri \ Demtimi i Ligamentit Kolateral Medial |
|
|
DËMTIMI I LIGAMENTIT KOLATERAL MEDIAL
PARIMET BAZË
Ligamenti i gjurit dёmtohet mё shpesh
ETIOLOGJIA
· Traumё e drejtpërdrejtë e pjesёs anёsore tё gjurit
· Mё e zakonshme: njё forcё abduktuese (valgus) me njё komponent tё jashtёm
rrotullues, mbi gjurin e pёrkulur:
- Nga kapja e majёs sё skive
- Goditje anёsore nё futboll
· Kur shoqёrohet me dёmtime tё ligamenteve tё tjera:
- Hiperekstension me rrotullim tё jashtёm (ligamenti anterior i kryqёzuar ACL) dhe
ligamenti posterior i kryqёzuar PCL dёmtohen tё parёt)
- Forcё anteriore (ACL dёmtohet i pari)
DIAGNOZA
SHENJAT DHE SIMPTOMAT
· Ndjesi e kёputjes dhe e dhimbjes sё menjёhershme nё pjesёn mediale tё gjurit:
- Dhimbja spontane dhe nё prekje nё pjesёn mediale mund tё jetё mё e shprehur nё
çarjet e pjesshme sesa nё kёputjet e plota.
· Ënjtje e lokalizuar:
- Hemartroza nёnkupton çarje tё pjesёs kapsulare tё MCL ose dёmtim tё ligamentit
tё kryqёzuar
· Aftёsi e ndryshueshme pёr tё mbajtur pesha:
- Mbajtja e peshave mund tё realizohet edhe nё rupturën totale
- Pacientёt shpesh pёrshkruajnё njё ndjesi deformimi anёsor pёrkulёs gjatё ngritjes
sё peshave
- Nё rastet e pёrfshirjes sё ligamenteve tё tjera, gjenden tё dhёna shtesё.
Historia
· Mekanizmi i dёmtimit
· Mbajtja e peshave ose rritja e forcave rrotulluese rrisin mundёsinё e dёmtimit tё
meniskut.
· Forca nё pozicion valgus e streson MLC
Ekzaminimi fizik
Ekzaminimi i plotё i gjurit
· Palpohet kondili femoral medial (vendi mё i zakonshёm pёr çarjet e MLC)
· Stres-testi nё pozicion Valgus:
- Nё fleksion: Kapet pjesa laterale e gjurit dhe obduktohet, ndёrkohё qё rrotullohet
nga jashtё nё pjesёn e kyçit tё kёmbёs, me gjurin nё fleksion 30 gradё
- Nё ekstension: njёsoj si mё sipër, por me gjurin e shtrirё
- Lёvizshmёria e gjurit
· Klasifikimi i dёmtimeve tё ligamentit (ndrydhjeve):
![]() - Grada 1: fibrat zgjaten, por pa pasur asnjё çarje; kufiri i fundit i qёndrueshёm nё stres-test.
- Grada 2: çarje ekstrakapsulare e fibrave pa njё kёputje tё plotё; paqёndrueshmёri e lehtё, por kufiri i fundit i qёndrueshёm nё stres-test; paaftёsi pёr tё shtrirё plotёsisht gjurin.
- Grada 3: kёputje e plotё; nuk ka pikё tё qёndrueshme nё stres-test; hemartrozё
- Shihet funksioni i nervave tё thellё peronealё
- Ndjesia e krijimit tё njё hapёsire nё pjesёn dorsale tё kёmbёs
- Dorsifleksion i kyçit dhe thembrёs
KUJDES
· Duhet tё pёrjashtohet çdo frakturё e mundshme pёrpara kryerjes sё stres-testit
· Ekzaminohet kyçi i kёmbёs dhe artikulacioni kokso-femoral i sё njёjtёs anё.
· Pёrsёritet ekzaminimi pas 24 orёsh nëse kemi tё pranishme njё spazmё tё fortё
muskulore dhe dhimbje.
· Injektimi intraartikular i anestetikёve dhe analgjezikёve mund tё jetё i nevojshёm
për tё kryer ekzaminimin nё mёnyrёn e duhur.
TESTET
Imazherike
· Radiografitё standarde nuk japin tё dhёna pёr çarjet e MLC, por mund tё zbulojnё frakturat, efuzionet, kalcifikimet e tendoneve, osteofitet dhe trupat e huaj:
- Pamjet: AP, laterale, oblike, pamja e artikulacionit
- Prania e niveleve (lёng - inde dhjamore qё pluskojnё) ёshtё patognomonike pёr frakturat.
· Rezonanca MRI dallon me saktёsi dёmtimet e ligamentit kolateral të strukturave tё tjera intraartikulare dhe çrregullimeve tё menisqeve, ACL, PCL, osteonekroza, frakturat e padukshme.
· Arteriograma vlerёson tёrёsinё vaskulare pёr tё pёrjashtuar dёmtimet e rёnda shoqёruese (p.sh., dislokimin e gjurit)
· Ekografia ёshtё e dobishme pёr tё diagnostikuar cistet dhe aneurizmat arteriale popliteale.
Procedurat diagnostike/kirurgjia
· Aspirimi i efuzionit tё artikulacionit mund tё jetё terapeutik (tё qetёsojё dhimbjen) dhe diagnostik (hemartroza me çarje tё ligamentit tё kryqёzuar, globula yndyre me fraktura)
· Artroskopia këshillohet të përdoret nga mjekët pёr diagnozёn dhe riparimin e dёmtimeve tё meniskut dhe ligamentit kruciat
DIAGNOZA DIFERENCIALE
· Dёmtimet e meniskut, tё ligamenteve tё tjera dhe frakturat mund tё jenё tё njёkohshme
· Nё rastet e dhimbjes sё gjurit mund të jetë i pranishëm dёmtimi i artikulacionit kokso-femoral
· Artriti (reumatoid, osteoid, septik), celuliti, bursiti
TRAJTIMI
PËRPARA SHTRIMIT NË SPITAL
Imobilizim nё fleksion tё thjeshtё
KUJDES
● Bёhet vlerёsimi pёr dislokimin e gjurit.
● Dokumentohet gjendja e nervave dhe enёve tё gjakut
● Dёmtimi i MLC mund tё mbivlerёsohet nё rastin e njё viktime me traumё tё
shumёfishtё
STABILIZIMI FILLESTAR
Mbahet artikulacioni i imobilizuar nё pozicion neutral ose nё pozicion tё rehatshёm nga ana e personelit tё kujdesit përpara shtrimit në spital.
TRAJTIMI NË REPARTIN E URGJENCËS
· Grada 1 ose 2: aplikohet herё pas here akull, ngrihet kёmba, mbahet në qetësi,
rekomandohen patericat dhe kompresioni me allçi ose proteza e gjurit.
· Grada 3: njёsoj si grada 1 ose 2, por kёrkon referim tё detyrueshёm tek ortopedi
· Aspirimi i artikulacionit nё rastet e hemartrozave masive mund tё ndihmojё nё
qetёsimin e dhimbjes.
MJEKIMI (MEDIKAMENTET)
· Rekomandohen antiinflamatorёt josteroidё (NSAIDS)
· Analgjezikёt narkotikё sipas nevojёs
· Injektohen anestetikё lokalё nё artikulacion (p.sh., bupivacaine 0,25 %, 5 ml) me
njё analgjezik (p.sh., morfinё 1-5 mg e holluar nё 30 ml) nëse pacienti ka dhimbje tё
forta. |